17:00 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky është urimi emocionues i Behxhet Pacollit për ditëlindjen e të birit (Foto)

Behxhet Pacolli për shkak të angazhimeve të shumta kohëve të fundit nuk po mund të qëndroi afër familjarëvë të tij, madje as kur bëhet fjalë për data të veçanta. Derisa Pacolli ishte jashtë vendit, djali i tij Dyari të premtën që shkoi kishte ditëlindjen, por Zëvendës Kryeministri i Parë i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme e ka uruar sot të birin për ditëlindje, shkruan Indeksonline.

Pacolli ka postuar një fotografi me të birin në rrjetin e tij social Instagram teksa ka shkruar:

Sot po e shënojmë 7 vjetorin e lindjës së Dyarit, (Dyari e kishte ditëlindjën në datën 26 Janar por për shkak të angazhimeve të mia nuk arrita të jem me të atë ditë). Dyari është një fëmijë shumë i dashur e unë i uroj jetë të gjatë, shumë shëndet e lumturi.