09:04 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Ky është vendi i parë ku borxhet dhe gjobat mund t’i paguani me “Bitcoin”

Shteti i El Salvadorit është bërë vendi i parë në botë ku kriptovaluta “Bitcoin” është bërë ligjore.

Kongresi i El Salvadorit e aprovoi ligjin për “Bitcoin” me 62 nga 84 vota të mundshme, transmeton Indeksonline.

Me anë të këtij ligji, tashmë detyrimet financiare, borxhet publike ose private, pagesat e taksave, kontrata, gjobat ligjore ose dëmet mund t’i paguani me anë të “Bitcoinit”.

Ata që votuan kundër këtij ligji, e quajtën këtë veprim të Qeverisë së El Salvadorit si marketing politik./Indeksonline/