Ky është vendi mahnitës që Ardian Bujupi ka zgjedhur t’i kalojë pushimet (Foto)
Ardian Bujupi është njëri prej këngëtarëve shqiptar që falë talentit ka arritur të ngjitë në skenat më të mëdha ndërkombëtare.
Para se të fillojë sezona e verës, ku këngëtari pritet të ketë agjendë të ngjeshur, ai i ka dhuruar vetes një pushim, shkruan Indeksonline.
Për të kaluar disa ditë relaksuese, Ardiani ka zgjedhur Dubain si vend të preferuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie.
Kujtojmë se Bujupi verën e kaluar pati publikuar këngën “Andiamo”, e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë./Indeksonline/