20:44 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Ky është vendi që po del të jetë më problematik si bartës i Covidit

Ndërsa rastet e Covidit vazhdojnë të rriten në SHBA, ekspertët po përpiqen të identifikojnë burimin nga vijnë shumica e rasteve të infeksionit.

Ndër të tjera shumë qytete kanë zbatuar një raund tjetër bllokimesh – duke insistuar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi për të marrë situatën nën kontroll derisa virusi vazhdon të përhapet dhe mund të mos jetë nga vendet që ju mund të prisni, shkruan BestLife.

Sipas të dhënave të gjurmimit të kontaktit në New York, shumica e rasteve në shtet janë nga mbledhjet shtëpiake dhe ato shoqërore.

Më 11 dhjetor, Guvernatori Andrew Cuomo paraqiti të dhëna për gjurmimin e kontakteve që zbuluan se 74 përqind e rasteve të Covidit nga shtatori në nëntor ishin nga tubime private në shtëpitë e njerëzve.

Ky është një numër shumë më i madh se 1.4 përqind e rasteve nga bare dhe restorante.

Që nga 14 dhjetori, restorantet kanë ndaluar ngrënien në ambiente të brendshme, sipas direktivës së Cuomos.

Dhe 74 përqind nga mbledhitë shtëpiake janë gati 10 herë më të larta se nxitësi i dytë më i lartë i rasteve të Covidit e që janë: ambientet e kujdesit shëndetësor.