19:32 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ky është vendimi i Modriçit për të ardhmen

Luka Modric ka vendosur të vazhdojë karrierën me Real Madridin.

Si 37-vjeçar me një vit të jashtëzakonshëm me Real Madridin ku fitoi katër trofe dhe me Kroacinë që e udhëhoqi deri në vendin e tretë në Botërorin e Katarit ai tani po përballet me një vendim të vështirë.

Por, siç raporton AS, Modric dëshiron të vazhdojë edhe për një vit tjetër në Madrid dhe nuk dëshiron të negociojë me askënd tjetër.

Prej 1 janarit, kroati ka të drejtën të nënshkruajë me cilin klub të dëshirojë.

Ai ka pasur oferta nga Arabia Saudite dhe nga SHBA, por me sa duket Modricin do ta shohim të paktën edhe për një vit tjetër në Evropë.