75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

Ky është vendimi i Qeverisë për aktivitetet sportive

Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja për të luftuar pandeminë Covid-19.

Përveç kufizimeve të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit dhe mbylljes së gastronomisë, Qeveria ka vendosur masa edhe për aktivitetet sportive, shkruan IndeksOnline

Sipas këtij vendimi, aktivitetet sportive do të lejohen, por pa prezencën e publikut dhe gjithmonë duke respektuar protokollin anti-Covid.

“Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencë të publikut, dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive”, thuhet në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Këto masa hyjnë në fuqi nga data 7 prill deri me 18 prill 2021.