Ky është vendimi përfundimtar i Ronaldos për të ardhmen e tij

Lajmet e fundit nga anglia thonë se Cristiano Ronaldo ka vendosur të qendroj te Manchester United edhe për një sezon, deri në përfundim të kontratës.
Sky Sports UK raporton se sulmuesi portugez do të respektojë kontratën me United, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga holandezi Erik Ten Hag, ish-trajneri i Ajaksit, transmeton Indeksonline.
37-vjeçari dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe për momentin është i pakënaqur me merkaton e klubit ishullor. Portugezja Record foli për mundësinë e transferimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” te Bayern Munchen.
Ronaldo shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowskit (drejt Barcelonës), por një gjë e tillë nuk do ndodhë. Agjenti Jorge Mendez i ka ofruar shërbimet e CR7 kampionëve të Gjermanisë, por pas shumë diskutimeve bavarezët kanë vendosur të mos investojnë te Ronaldo.
Shkaku kryesor lidhet me pagën e lartë sezonale që përfiton goleadori më i mirë në histori (385 mijë paund në javë), me drejtuesit e Bayernit që nuk duan të krijojnë pakënaqësi në grupin e Julian Nagelsmann.
Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United, ekip ku u rikthye verën e kaluar, dhe shënoi 24 gola në sezonin e fundit, me “Djajtë e Kuq”./Indeksonline/