Ky është vendimi, që i lë në paraburgim dy ushtarët malazezë

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që t’i lë në paraburgim dy ushtarët dhe një shtetas të Malit të Zi.
Ata para disa javësh kishin shkuar në Manastirin e Deçanit, ku në targat e veturës së shkruante “Kosova është Serbi”.
Tre të dyshuarit, janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.
Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si edhe shtetasi tjetër malazias me inicialet M.J. janë paraburgim që nga 24 nëntori.
Klankosova.tv e ka siguruar edhe vendimin nga Gjykata e Apelit të cilën e gjeni mëposhtë:




