Ky është veprimi i Britneyt pasi ish-bashkëshorti tentoi t’ia prishte dasmën

Britney Spears ka paditur ish-bashkëshortin e saj, Jason Alexander, pasi hyri në shtëpinë e saj të enjten e kaluar, teksa ajo ishte duke u përgatitur të martohej me burrin e saj, Sam Asghari.
Përpjekjet e tij për të prishur dasmën e Spears u transmetuan në Instagram javën e kaluar, transmeton Indeksonline.
Gjatë rrugës ai tha se Spears është gruaja e tij e parë dhe e fundit. Gjithashtu kërcënoi se do ta prishte dasmën.
Avokati i Britney tha se ka ngritur akuzë ndaj tij dhe shpresojnë që do të dënohet për veprimin e tij kriminal.
Fatmirësisht, ky incident nuk e ndaloi dasmën dhe u zhvillua ashtu siç ishte planifikuar./Indeksonline/