Ky është viktima në Zllakuqan të Klinës

Mark Ademaj sonte ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga përleshja me thikë në afërsi të Zllakuqanit të komunës së Klinës.
IndeksOnline ka siguruar fotografi të të riut që humbi jetën si pasojë e një konflikti me familjen Ndrecaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tani janë arrestuar tre persona të përfshirë në këtë ngjarje.

“Rreth orës 18:20, policia është njoftuar për një plagosje në Zllakuqan të Klinës. Viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal, ku pas pak kohësh mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”./IndeksOnline/