75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ky është vlerësimi i gazetarit të Sky Sports për Kosovën, Rob Dorsett foli për Indeksonline

Në ndeshjen Angli – Kosovë pati rreth 300 gazetarë të akredituar nga e gjithë bota.

Mediumet më prestigjoze angleze si ITV, Sky Sports, Daily Mail, The Guardian ishin prezent përmes gazetarëve dhe korrespondentëve të tyre në Southampton.

Në mesin e tyre ishin të pranishëm edhe gazetarët e Indeksonline të cilët e përcollën nga afër ngjarjen. Gazetari i Sky Sports, Rob Dorsett është ndarë i befasuar me paraqitjen e Kosovës të cilën e quajti si fitore.

“Duke marrë parasysh mungesat si Rashica dhe Zeneli, jam i befasuar nga paraqitja e Kosovës. Kam menduar që ne do të fitojmë 3-0 apo 4-0, por kosovarët treguan se kanë talent dhe nuk i frikësohen as Anglisë. Jam i bindur që Kosova do të jetë në kampionatin evropian 2020” theksoi Dorsett. /Indeksonline/