Ky është Xhevdet Januzaj që dyshohet se vrau një person në Pejë

Sot rreth orës 15:30 minuta në komunën e Pejës, saktësisht në rrugën “Gjon Gazulli”, një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
IndeksOnline mëson se i dyshuari për vrasje është Xhevdet Januzaj.
Kurse, viktima është Gëzim Kastrati, rreth 40-vjeç nga Peja.
Trupi i të ndjerit Kastrati është parë para hyrjes së lokalit në rrugën “Gjon Gazulli”.
I dyshuar për vrasjen e tij aktualisht ndodhet në kërkim të policisë.
Hetuesit e policisë janë në rrugë të duhur për të zbardhur rrethanat që quan deri të vrasja.
IndeksOnline pas pak minutash do të sjellë detaje të reja për këtë rast.
