22:32 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ky është zhytësi më i vjetër në botë

Një veteran 95-vjeçar britanik i Luftës së Dytë Botërore ka thyer rekordin e tij personal të shtunën, si zhytësi më i vjetër në botë pasi u zhyt në thellësi për të eksploruar një anije të fundosur jashtë Qipros.

Ray Woolley, i cili mbushi 95 vjet më 28 gusht, tashmë mban rekordin si zhytësi më i vjetër aktiv. Ai hyri për 44 minuta në thellësi prej 40.6 metra, duke kaluar rekordin e tij të mëparshëm prej 41 minutash dhe 38.1 metra, derisa ishte 94-vjeçar.

“Unë e bëra atë dhe ndihem mirë. Është e bukur të thyej rekordin tim përsëri dhe shpresoj nëse mund të qëndroj i përshtatshëm, do ta thyej përsëri vitin e ardhshëm me të gjithë ju “, u shpreh anglezi disa momente pas daljes nga uji.

Woolley, është me prejardhje nga Port Sunlight një fshat në veriperëndim të Anglisë. Ai tani jeton në Qipro dhe ka thënë se zhytjen e parë e kishte bërë në vitin 1982

 

Temat: