75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / Gj. Sh

Ky është zjarrëfikësi që humbi jetën në Klinë

Një zjarrëfikes ka humbur jetën sot në Krushevë të Klinës.

Viktima ishte duke tentuar të shuar zjarrin në arat që po digjeshin nga mëngjesi i sotëm.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se zjarrëfikësi që ka humbur jetën në krye të detyrës është, Safadin Osmanaj.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Osmanaj, Kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vdekja e zjarrëfikësit dyshohet se ka qenë natyrore dhe se nuk ndërlidhet me ndonjë aksident të mundshëm.