75 Mall Live Search
12:58 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / P M

Ky është zyrtari policor, që gjatë punës dytësore në poligon kërkoi ryshfet për leje të armës

 Në mesin e katër personave të arrestuar si dhe hetimeve që po zhvillonte Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me lëshimin e kundërligjshëm të certifikatave për leje për armë, është dhe një zyrtar policor.

Zyrtari policor i arrestuar është Halil Nezaj nga stacioni policor Prizren, i angazhuar me punë dytësore në poligonin “Dreni Ing”.

Zyrtari policor Halil Nezaj bashkë me dy të tjerë janë arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, ndërsa personi i katërt është arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”./ Betimi për Drejtësi/