75 Mall Live Search
10:02 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Filmi që u shpall më i miri, natën e mbrëmshme, në “Golden Globes”

Nata e mbrëmshme e “Golden Globes” doli i fituar filmi “1917” si prodhimi më i mirë. Filmi i Sam Mendes mbi Luftën e Parë Botërore mundi konkurrencën e “Irishman”, “Joker” dhe “Marriage Story” për të fituar çmimin si filmi më i mirë.

Renée Zellweger fitoi rolin e aktores më të mirë për filmin “Judy” dhe Joaquin Phoenixi u shpall aktori më i mirë për rolin protagonist në filmin “Joker”.

Fjalimi i tij në podium ndoshta nuk u pëlqeu të gjithëve, por me siguri do të mbahet mend gjatë pasi u ndal te ndryshimet klimatike dhe u kërkoi personave të njohur në sallë të përdorin sa më pak anijet e tyre private.

Russell Crowe u nderua gjithashtu me çmim. Aktori nuk mund të ishte i pranishëm pasi gjendet në Australinë e përfshirë nga zjarret.

Olivia Colman u shpall aktorja më e mirë dramatike për rolin në filmin “The Croën” dhe Laura Dern u nderua me çmimin e aktores më të mirë në rol joprotagonist. 

Nuk mbeti pa çmim edhe fillmi i Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”, që fitoi regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë.