Ky gjyqtar shqiptar caktohet të referojë duelin Kosovë – Lituani

Kosova sonte zhvillon ndeshjen miqësore me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjyqtar kryesor i takimit është caktuar Enea Jorgji nga Shqipëria.
36-vjeçari ka eksperiencë relativisht të madhe në arenën ndërkombëtare duke referuar në garat evropiane që nga viti 2012.
Nuk është hera e parë që Jorgji do t’i referojë Kosovës.
Në vitin 2017 ai kishte gjykuar takimin me Letoninë në Mitrovicë, ku “dardanët” patën fituar 4-3.
/Indeksonline/