Ky gol i Messit është zgjedhur më i miri në histori të Barcelonës
Ekipi i Barcelonës gjatë ditës së sotme ka zgjedhur golin më të mirë në histori të saj.
Goli më i mirë u zgjodh ai i Lionel Messit kundër Getafes në vitin 2007.
Në atë gol, Messi arrin të dribloj gjysmën e lojtarëve të Getafes dhe të shënoj. Messi në atë kohë ishte vetëm 19 vjeçar.

Më atë gol, argjentinasi kishte marrë vëmendjen e të gjithëve. Sot Messi është lojtari me më së shumti gola në histori të klubit të Barcelonës. /Indeksonline/