75 Mall Live Search
17:14 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ky i moshuar flen në parkun e fëmijëve në Dardani, është i pastrehë

Një i moshuar në Prishtinë tash e sa ditë është duke kaluar natën pa kulm mbi kokë.

Në një fotografi që është shpërndarë në rrjete sociale shihet duke fjetur në njërën nga lojërat në parkun e fëmijëvë në Dardani.

Thuhet se ky i pastrehë jeton me ndihmë sociale prej 100 eurove.

“Qytetare te Prishtines, ky i moshuar flene ne parkun e femijeve ne Dardani tani sa dite. Eshte i pastrehe dhe me 100 euro ndihme sociale. Ju lutemi ta ndihmoni nese e shihni. Foto sa 1 milion fjale”, thuhet në njoftimin e faqes “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”./IndeksOnline/