Ky incident ndodhi gjatë realizimit të videoklipit të këngës ‘Duamë’ nga Alban Skenderaj
Sigurisht që gjatë realizimit të një kënge e deri në finalizimin dhe lansimin e saj ka shumë vështirësi për artistët, përcjellë Indeksonline.
E se nuk është gjithçka ‘perfekte’ gjatë realizimit të skenave të videoklipit ka treguar edhe këngëtari shumë i dashur nga publiku Alban Skenderaj.
Ai gjatë gjirimeve të videoklipit të këngës ‘Duamë’ e realizuar në bashkëpunim me gruan e tij Miriam Cani, ka pasur një incident të vogël duke rënë nga një motoskaf që po e ngiste së bashku me partneren e tij, e që ishte pjesë e videoklipit të realizuar.
“Videoklip vs Real life” : Ka shkruar Albani duke bërë me dije që gjërat ndryshojnë nga videoklipi në jetën reale.
Përndryshe Alban Skenderaj dhe Miriam Cani organizuan turneun muzikorë ‘Hapsira e një ëndrre’, e në Prishtinë adhurues të shumtë mbushën sallën ‘1 tetori’ për të dëgjuar performancën madhështore të Alban Skenderajt. /Indeksonline/