Ky ishte ekipi i LDK-së që vizituan Prekazin pas masakrës së familjes Jashari

Sot janë bërë 22 vite nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.
Menjëherë pas kësaj masakre disa nga anëtarët kryesor të LDK-së u mblodhën në një konferencë të jashtëzakonshme. Ndër ta ishin figura kyçe si Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Fatmir Sejdiu etj.

Në konferencë u prezantuan fotografi të shkrepura nga aparati i fotografit të mirënjohur Ilaz Bylykbashi. Këto fotografi u shpërndanë gjithandej nëpër media ndërkombëtare dhe ky ishte edhe fillimi i fundit të regjimit serb. /IndeksOnline/
