Ky ishte gabimi qesharak i Mendyt që i kushtoi me gol Chelseat

Leeds United ka krijuar epërsi prej 2-0 që në pjesën e parë ndaj Chelseat në ndeshjen e xhiros së tretë të Premier Ligës.
Goli i parë erdhi në minutën e 33-të të ndeshjes dhe fytyra tragjike në atë rast ishte portieri Mendy.
Në fakt, topi i kthyer prapa nga mbrojtja e Chelseat u mbajt më tepër se sa ishte e nevojshme nga portieri francez. Këtë gabim të tij e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë Auronson i cili realizoi për 1-0.
Ky ishte momenti:
Édouard Mendy ???????? pic.twitter.com/DpZUkPEruE
— 𝖣𝗂𝗂𝗄𝗂𝗂 𝐿𝑣ℓ ✖️🀄️ (@Dk_Lvl) August 21, 2022