10:32 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky ishte personi që për pak sa nuk e ndaloi terroristin në Zelandë të Re

Terroristi, Branton Tarrant vrau mizorisht 50 persona në dy xhami të qytetit Chrischurch të Zelandës së Re.

Njëri prej tyre ishte edhe Naeem Rashid nga Abbottabad i Pakistanit.

I ndjeri është vlerësuar si hero pas përpjekjes që ta ndalojë terroristin i cili gjuante pa ndalë me armë në drejtim të personave që gjendeshin në xhami.

Rashid si shumë myslimanë të tjerë kishin emigruar para shumë vitesh nga Pakistani për në Zelandën e Re, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, terroristi Tarrant sot është shfaqur para gjykatës. Vendimi final ndaj tij pritet të merret muajin e ardhshëm, me 5 prill.