75 Mall Live Search
11:03 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ky ishte postimi i fundit i Ajnishahe Halimit

Anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi, të premten ka ndërruar jetë.
Halimi ishte e sëmurë tash e sa kohë, shkruan indeksonline.

Ajo para një muaji kishte informuar opinionin publik se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte stabile.
“Miqtë e mi…
Ka një kohë qe gjendja ime shëndetësore është jo stabile, ky është fakti që nuk kam qenë pranë jush!

Pavarësisht kësaj gjendje unë nuk dorëzohem as me vullnet as me guxim…Por do t’ju mungoj edhe një kohë se tash mora forcën dhe besimi tek vetja që të filloj një trajtim tjetër. Ju uroj gjithë te mirat”, kishte shkruar ajo.

Ngushllime familjes së Halimit i kanë shprehur edhe kandidati për kryeministër Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi./Indeksonline/