75 Mall Live Search
11:54 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky ishte reagimi i Avdijajt pasi u zëvendësua

Avidjaj dje përjetoi një “turpërim” nga trajneri i Trabzonsporit, Ünal Karaman pasi u u zëvendësua në fund të ndeshjes edhe pse ishte inkuadruar në fillim të pjesës së dytë.

Ish sulmuesi i Schalke 04 u inkuadrua në minutën e 46-të dhe u zëvendësua në minutën e 82-të, duke zhvilluar vetëm 36 minuta, në ndeshjen të cilën e Trabzonspor e humbi kundër  Goztepe para shikuesve të vetë me rezultat 0:1.

Mediet turke kanë raportuar se arsyeja e zëvendësimit të Avdijajt është mos angazhimi i duhur për gjatë minutave sa ishte në fushë dhe kjo kishte acaruar trajnerin turk.