75 Mall Live Search
00:55 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Ky ishte rezultati që i dha fitoren Joshuas

Anthony Joshua fitoi duelin e tij numër 21 në karrierë duke e mposhtur boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parker.

Kjo ishte ndeshja e parë në karrierën e 28 vjeçarit që fituesi është vendosur me pikë pasi 20 të tjerat i ka fituar me KO.

Në këtë meç, Joshua fitoi me rezultat 118-110, 118-110 dhe 119-110 duke ua bashkëngjitur brezave të tij edhe atë të WBO-së.  /IndeksOnline/

Temat: