19:23 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ky kanal shqiptar e transmeton ndeshjen Gjilani – Progres Niedercorn

Gjilani do të luaj sonte ndeshjen e dytë të rrethit të parë kualifikues për Conference League.

“Skifterat” do të jenë nikoqir i skuadrës nga Luksenburgu, Progres Niedercorn, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:00.

Të gjithë tifozët që nuk mund të jenë të pranishëm në stadium, ndeshjen mund ta ndjekin përmes platformës Digitalb dhe Artmotion, në kanalin Supersport 3.

Ndeshja e parë në Luksenburg ka përfunduar me barazim 2-2./IndeksOnline/