18:19 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ky kanal shqiptar e transmeton ndeshjen Ludogorets – Ballkani

Ballkani do të luaj sonte ndeshjen e dytë të rrethit të parë kualifikues për Champions League.

Kampioni i Kosovës do të jetë mysafir i skuadrës bullgare, Ludogorets, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad, më fillim nga ora 20:00.

Të gjithë tifozët që nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Bullgarisë, ndeshjen mund ta ndjekin përmes platformës Digitalb dhe Artmotion, në kanalin Supersport 2.

Kujtojmë që Ballkani ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0./IndeksOnline/