15:13 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky kryetar i komunës po merr pjesë në takimin e Vetëvendosjes

Albin Kurti i ka mbledhur anëtarët e degëve dhe strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje për të prezantuar platformën e tij. Në këtë takim po merr pjesë vetëm një kryetar komune.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është i vetmi nga tre kryetarët e komunave të Lëvizjes Vetëvendosje që është pjesë e këtij takimi.

Shpend Ahmeti ndodhet në Tiranë me punë zyrtare, ndërsa kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati gjatë kësaj jave njoftoi dorëheqjen nga Lëvizja Vetëvendosje./Indeksonline/