75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky kryetar komune kërkon mbylljen e kazinove

Shqetësuese është numri i madh i lokaleve me lojëra të fatit në Kosovë.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar mbylljen e kazinove.

I pari i kësaj komune ka urdhëruar sot Drejtorinë e Inspeksionit dhe poashtu ka kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjithë këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit.

“Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës”, ka thënë Muharremaj, transmeton Indeksonline.

I njëjti ka shtuar se do të jetë afër qytetarëve të komunës së tij, që për aq sa i mundëson ligji të jetë në mbrojtje të interesave të tyre.

Ndryshe duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme një i ri u vra në një kazino të kësaj komune dhe i dyshuar për këtë rast është një rreshter policor./Indeksonline/