75 Mall Live Search
21:32 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / C E

Ky lojtar do ta vendos “El Clasicon” sipas fenomenit Ronaldo

Nesër zhvillohet “El Clasico” në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Të dy skuadrat janë të barabarta me pikë në krye të La Ligas, pasi secila ka fituar shtatë ndeshje dhe ka barazuar një. Mysafirët kryesojnë tabelën me gol-dallim.

Duke folur në premierën e dokumentarit të tij të ri “Fenomeni: ngritja, rënia dhe shpengimi”, Ronaldo Nazario ka treguar për gazetën Sport se pret që një lojtar të ‘mbajë’ çelësat e ndeshjes.

“Unë guxoj të them se lojtari më i rëndësishëm i ndeshjes do të jetë Benzema dhe ai do ta festojë atë vetëm disa ditë më vonë me Topin e Artë”.

Mendoj se Real Madridi, duke luajtur në shtëpi ka një avantazh, por të dy skuadrat po luajnë futboll shumë, shumë të mirë”, ka thënë Ronaldo.

Deri më tani, francezi nuk ka arritur majat e sezonit të kaluar, pasi ai po lufton me formën dhe lëndimet e tij.