Ky lojtar i Barcelonës lartëson Interin para ndeshjes
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, foli për gazetën me qendër në Milano, “La Gazzetta dello Sport” sot përpara ndeshjes së Blaugranas në Ligën e Kampionëve kundër Interit sonte.
“Për mua është hera e parë që do të luaj kundër Interit, menjëherë mund të mendoj për Sneijderin dhe skuadrën e trefishtë.
Do të jetë një lojë e vështirë, sepse Interi ka një ekip të shkëlqyeshëm, lojëtarët e tij janë përmirësuar shumë teknikisht. Conte është një super trajner, ai ishte kampion me Chelsean dhe Juven dhe tashti ai është në një fillim shumë të mirë: ai do të ketë disa surpriza në mendje, ne duhet të jemi gati. Dhe unë mendoj se jemi. Është e vërtetë se ne nuk e kemi luajtur futbollin tonë më të mirë në një numër ndeshjesh, veçanërisht kur jemi duke luftuar larg shtëpisë. Por në Camp Nou jemi vërtet të fortë: me Interin duhet të fitojmë gjithashtu, sepse jemi në grupin më të vështirë. Dhe ne mendojmë se mund ta bëjmë këtë, kam besim. Unë shpesh flas me De Vrij dhe nuk mund të pres që ta sfidoj. Ai ishte shumë i lumtur me Conten. Ai, Godin dhe Skriniari janë tre mbrojtës të shkëlqyeshëm: ne duhet të studiojmë mirë mbrojtjen e tyre me tre lojtarë, të gjejmë vendin ku ata lënë hapësirë dhe të përpiqemi të futemi në ato vrima. Nëse ka ndonjë… ”
Nerazzurri, të cilët janë në krye të ligës pas një starti perfekt me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, filluan fushatën e tyre të Ligës së Kampionëve me një barazim zhgënjyes 1:1 ndaj skuadrës çeke, Slavia Prague në shtëpi, që do të thotë se duhet të fitojnë kundër dy skuadrave të mëdha në grup, Barcelona dhe Borussia Dortmundi, nëse shpresojnë të përparojnë në fazat e nokautit./Indeksonline/