75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ky lojtar i Chelseas e bindi Wernerin të transferohej, në Londër

Sulmuesi gjerman, Timo Werner nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i skuadrës angleze, Chelsea.

Ai ishte shumë afër që të transferohej në Liverpool, por në fund ai zgjodhi Chelsean, transmeton Indeksonline.

Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger, ka treguar se ishte ai që e ka bindur Wernerin që të transferohej në Londër.

“Unë kam folur me të edhe në të kaluarën. Ne kemi biseduar shumë edhe gjatë karatinës dhe ai më tha se ishte i interesuar që të transferohej në Angli. Sigurisht që unë bëra atë quhej ta bëja.”

“Ai është një rrezik i madh për mbrojtësit. Leipzigu është më shumë skuadër kundërsulmuesi por në termin e të sulmuarit linjat mbrojtëse, ai është i ngjashëm me Vardyn. Ka shumë shpejtësi. Nëse mbrojtësit bëjnë gabim dhe e humbin topin, atëherë ai aktivizohet”, u shpreh Rudigeri./Indeksonline/