75 Mall Live Search
13:23 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky lojtar i Chelseas ishte “mbledhës topash”, kur Mourinho udhëheqte “the Blues”

Jose Mourinho regjistroi mbrëmë fitoren e dytë nga dy takime për kohën sa është i pari i stolit të Tottenham Hotspursit.

Por jo shumë larg nga sot, Mourinho drejtonte skuadrën londineze, FC Chelsea, shkruan Indeksonline.

Interesant është fakti se një yll që po shkëlqen nën drejtimin e Frank Lampardit, në kohën sa “the special one” ishte trajner, ai ushtronte detyrën e mbledhësit të topave.

Bëhet fjalë për Mason Mount, tani luan edhe për Kombëtaren e Anglisë, e morali i kësaj historie është i thjeshtë: “Puno fort, që një ditë mos të të duan vetëm për t’ia hedhur topat!”.

/Indeksonline/