75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 13 Janar 2025 / L A

Ky lojtar pritet të largohet vetëm 6 muaj pasi erdhi te Chelsea

Chelsea pritet të largojë lojtarin vetëm 6 muaj pasi nënshkroi kontratën.

Bëhet fjalë për portugezin, Renato Veiga, i cili nuk po arrin të gjejë minutat e duhur në formacionin e Enzo Marescas.

Për Veigan, destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Gjermania, më saktësisht te skuadra e Borussia Dortmundit.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Dortmundi dëshironte të merrte lojtarin në formë huazimi, mirëpo Chelsea dëshiron ta shesë atë përfundimisht me “blutë” e Londrës që dëshirojnë rreth 30 milionë euro për të.

Për portugezin, nuk do të jetë hera e parë që do të luajë në Bundesliga pasi më parë kishte qenë pjesë e Augsburgut./IndeksOnline/