23:19 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Ky mesazh për Beatrixën nervozoi keq Anxhelinën: “Zoti të pastë në dorë”

Me një postim në rrjetet sociale, Anxhelina, kushërira e Beatrix ka treguar mbështetjen e saj ndaj vajzës së tezes. “Shpirt i bardhë”, ka shkruar ajo krah fotove të Beatrix.

Megjithatë këngëtarja është ndeshur në mesazhe me një adresë e cila i shkruante: “Nëqoftëse është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo”.

Këto fjalë e kanë nervozuar mjaftueshëm Anxhelinën, e cila ka publikuar bisedën duke zbuluar dhe përgjigjen e saj.

“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë”, ka shkruar Anxhelina.

Deri më tani këngëtarja ka qenë e rezervuar në postimet në rrjetet sociale lidhur me historinë e Beatrix brenda shtëpisë së BBV, por kësaj here ka zgjedhur ta shpreh hapur jo vetëm mbështetjen, por dhe negativitetin e marrë në rrjetet sociale.