Ky mjeshtër fotoshopi bën lemsh rrjetin!
Ai konsiderohet si një nga më të mirët në fushën e Photoshopit, këtë e provon edhe fakti se ndiqet nga mbi 883,000 njerëz në Twitter.
Por James Fridman, ka edhe një natyrë gazmore, duke vënë në lojë disa prej personave që i bëjnë kërkesa për të modifikuar fotot e tyre.

Për këtë fakt ai u bën me dije njerëzve që të mos i dërgojnë foto personale që nuk do të dëshironin t’u bëhen publike.

E megjithëse njihet për shakatë e tij, atij i shkojnë çdo ditë me dhjetëra kërkesa për modifikim dhe disa prej tyre e pësojnë si në fotot në galeri.





