12:07 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ky mund të jetë aksesori më i çuditshëm që keni parë

Një unazë e çuditshme është quajtur një “e neveritshme” në mediat sociale nga disa përdorues që e krahasojnë këtë stoli me ‘lythat gjenitale’ dhe ‘murtajën e zezë’.

Një grua nga Teksasi ka postuar fotografitë e unazës së pazakontë në grupin në Facebook të premten, duke thënë thjesht ‘Um’.

Kjo unazë përmban gurë në ngjyrë të bardhë, të purpurt dhe të bardhë, të vendosura në grupe në një sasi ari të konsiderueshme.

Sipërfaqja e saj nuk është aspak e rregullt ndërsa përla më e madhe është pak më e dalë se të tjerat.

Duket se kjo bizhu e çmuar nuk është për shijet e të gjithëve.