75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Ky mund të jetë destinacioni i ri i Valverdes

Kanë kaluar pak ditë që kur Ernesto Valverde u shkarkua nga posti i trajnerit te Barcelona dhe tashmë kanë filluar zërat se cila do të jetë skuadra e tij e radhës.

Por Valverde ka vendosur që të pushojë deri në verë dhe më pas të marrë drejtimin e ndonjë ekipi.

Sipas zërave, ai pritet të drejtojë sezonin e ri një skuadër të Kampionatit anglez.

“Sportsmail” raporton se 55-vjeçari e flet shumë mirë gjuhën angleze, ndërsa zbulon një prapaskenë në vitin 2016 se Roman Ambramoviqi e refuzoi teknikun spanjoll për të drejtuar Chelsean.