16:36 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ky nuk qenka normal – Timo Werner driblon edhe portierin dhe shënon gol

Gjermani, Timo Werner  ka arritur të shënoj golin e dytë për ekipin e Chelseas sot kundër Southampton.

Sulmuesi gjerman në minutën e 28-të shfrytëzoj një gabim të mbrojtjes kundërshtare dhe arriti ta rrëmbej topin, ta dribloj portierin dhe të shënoj gol.

Edhe goli i parë i tij sot ishte spektakolar. Duket se ai e ka gjetur formën që e kishte në Gjermani./Indeksonline/