75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ky pallat në Durrës, do të hidhet në erë me tritol sot

Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit konsiderohen të mëdha sidomos në Durrës. Gazetarja e Abc News Glidona Daci raporton se pas aksionit për shembjen e hotelit “Lubjana” nga ekspertët është parë e nevojshme edhe shembja e një tjetër pallati sot në Durrës.

Sipas raportimit shembja e këtij pallati do të bëhet me lëndë plasësse (tritol). Në zonën ku ndodhet pallati kanë mbërritur forcat xhenio ku kanë bërë rrethimin e zonës ku do ta kryejnë shpërthimin.

Ditën e djeshme 11 grupe me ekspertë të huaj dhe shqiptarë kanë vijuar me kontrollin e banësave në Durrës. Mësohet se do të mbërrijnë ekspertë të tjerë të huaj për të kontrolluar gjithë zonën e prekur nga tërmeti.