75 Mall Live Search
09:21 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / C E

Ky pasim i De Bruynet, tregon se truri i lojtarit më të mirë të Premierligës po funksionon për mrekulli

Kevin De Bruyne mbrëmë u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Premierligë.

E derisa u zbulua emri i tij, mesfushori ishte duke luajtur ndeshjen e Ligës së Kombeve, ku Belgjika fitoi ndaj Islandës me rezultat 5-1, shkruan Indeksonline.

Aftësitë e tij të jashtëzakonshme 29- vjeçari i paraqiti edhe në këtë ndeshje, sidomos me një asistim te goli i fundit që e shënoi Jeremy Doku.

Ky pasim ishte vetëm shembulli i fundit që tregon që De Bruyne me të vërtetë sheh gjëra që lojtarët e tjerë nuk i shohin.

Duke marrë topin në gjysmëkthesë, mesfushori i Manchester Cityt tashmë po skanon për vrapimin e një shoku të skuadrës para se të japë pasimin.

Pasi të ketë marrë topin nën kontroll, e dërgon te Doku me një pasim gjenial për ndarjen e mbrojtjes që e bëri atë të dukej tepër të lehtë për t’u ekzekutuar. /IndeksOnline/