75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / AR

Ky perim i zakonshëm ka më shumë vlera seç mendoni

Ekziston një perim shumë i zakonshëm që përmban 2 herë më shumë vitaminë C sesa protokalli dhe po aq më shumë kalcium sesa qumështi. Ne e njohim si rukola dhe e përdorim në sallata, ndaj sot do të listojmë disa arsye pse duhet ta hash më shumë (pa e tepruar).

E konsideruar si super sallatë dhe e përfshirë në listën e ushqimeve që kanë ndikim direkt te shëndeti, për rukolan ka prova se ndihmon në parandalimin e plakjes dhe ka veti anti-inflamatore.

Ky perim i zakonshëm paska më shumë vlera seç mendoje

Shija e saj vjen pak e hidhur dhe prodhohet përgjithësisht në Azinë Perëndimore dhe në Mesdhe. Ka shumë pak kalori, është e pasur në fibra, minerale, kalcium, hekur, potasium, zink dhe vitamina C e B. Njihet gjithashtu për veti terapeutike.

Rukola do të të ndihmojë me tretjen, me shëndetin e lëkurës, mbrojtjen nga rrezet UV, kujdeset për zemrën, si dhe ndihmon ata që vuajnë me diabet dhe hipertension.

Nëse nuk do ta hash si sallatë mund ta bësh salcë si kjo në video:

@mrs.veggy Hummus alla Rucola #vegan #veganrecipes #ricettevegane #hummus ♬ suono originale – Mrs.Veggy