75 Mall Live Search
14:03 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ky person emërohet sekretar organizativ i PSD-së

Kryesia e Partisë Socialdemokrate ka emëruar Naim Jakaj për sekretar organizativ, në përputhje me nenet përkatëse të Statutit të kësaj partie.

Jakaj është i lindur më 1987. Sociolog, ai është në përfundim të studimeve në drejtësi.

Ai është me përvojë në fushën e organizimit partiak.

Naim Jakaj punon si këshilltar i nënkryetares së Kuvendit dhe ndihmon grupin parlamentar të PSD-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.