19:07 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ky person kërkohet nga Policia, është sulmuesi i Vehbi Kajtazit (Foto)

Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka identifikuar personin e dyshuar Fitim Thaqi, 30 vjeç, shtetas kosovar, si të dyshuarin kryesor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Përkunder ftesave që policia i ka dërguar, i njëjti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t’ iu shmangur arrestit policor.

Policia, po kërkon përkrahjen e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij.

Për çdo informacion kontaktoni në numrin 192.