20:51 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky person po qëndron në oborrin e Shpellës së Gadimës me armë në dorë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një person i cili sillet në oborrin e “Shpellës se Gadimës” me një armë në dorë.

Sipas qytetarëve arma dyshohet se nuk është e vërtetë por lodër e cila duket si të jetë reale, njofton Indeksonline.

Nuk dihen arsyet për veprimet e tilla të këtij personi, mirëpo pritet që Policia të merr masa./Indeksonline/