Ky person zëvendëson Rrahmanin si zëvendësministër i Financave

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka caktuar Resul Makreshin në pozitën e zëvendësministrit të Financave, duke zëvendësuar Qazim Rrahmanin, që të martën dha dorëheqje.
Në komunikatë për media, Rrahmani është dorëhequr për shkak të angazhimit në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin që i takon.

Makreshi në Qeverinë Hoti ishte zëvendësministër i Shëndetësisë.
