Ky portier në letra ka moshën 18 vjeç, por dukja e tij lë shumë dyshime

Aktualisht në Egjipt po zhvillohet Kupa e Afrikës për moshat nën 20 vjeç. Sudani i Jugut është gjithashtu në garë dhe bashkë me të edhe portieri Godwill Simon.
Portieri bëri një paraqitje të denjë në fitoren 1-0 ndaj Republikës së Afrikës Qendrore dhe ishte kryesori në fitoren e parë të kombit të tij në historinë e turneut.

Më pas lindi pyetja në rrjetet sociale, sa vjeç është Godwill Simon?
Portieri mësohet se është 18 vjeç, por mosha e tij është shumë e diskutueshme.

Futbollistët afrikanë kritikohen vazhdimisht për përdorimin e certifikatave të rreme të lindjes për të ulur moshën e tyre në mënyrë që të jenë më tërheqës në tregun e transfertave./Indeksonline/