Ky pritet të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Turqi

Noteri, Agon Vrenezi, pritet të jetë ambasador i Kosovës në Turqi.
Sipas burimeve të IndeksOnline, emri i Vrenezit është dërguar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.
Tanimë pritet që të përfundojnë procedurat për të zyrtarizuar atë për ambasador.
IndeksOnline ka provuar të marrë një prononcim nga Agon Vrenezi, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i çasshëm.
Kujtojmë, se ambasadori i Kosovës në Turqi në fundmi ishte Ilir Dugolli, i cili ka dorëzuar detyrën më 3 dhjetor 2021./IndeksOnline/