75 Mall Live Search
10:43 / E Shtunë, 07 Shtator 2024 / Gj. Sh

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë e nis në Pragë aventurën në edicionin të ri të Ligës së Kombeve.

Sonte, me fillim nga ora 20:45 përballë kuqezinjve është ekipi i Ukrainës, me ndeshjen që për shkak të luftës do zhvillohet në fushë neutrale.

Veç Ukrainës, për Ligën B në Grupin 1 Shqipëria ka rivalë edhe Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e sotme: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Manaj